Ndërlidhjet

JEREVAN


Në ditën e dytë të qëndrimit në Armeni, Papa Gjon Pali i Dytë, vizitoi sot përmendoren e ngritur në nder të viktimave armene të Luftës së Parë Botërore, pikërisht atëherë kur Perandoria Otomane po tërhiqej nga ai vend. Turqia mohon akuzat e Armenisë që ushtria otomane të ketë kryer genocid ndaj 1 milion e gjysmë armenëve, por thotë se në atë kohë, njerëzit u vranë në luftime normale dypalëshe. Papa drejtoi lutjen në kryeqytetin Jerevan, bashkë me kreun e Kishës Katolike Armene, Garegin dhe u bëri thirrje të gjithë të krishterëve në botë të qëndrojnë të bashkuar.
XS
SM
MD
LG