Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri, Guy Verhofstadt, vendi i të cilit, Belgjika kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, ka kritikuar kryeministrin italian Silvio Berlusconi për vërejtjet e tij për Islamizmin dhe Përëdnimin.
“Këto thënie, më parë mund të kenë pasoja negative se sa që do të afrojnë civilizimet, sepse ato mund të nxisin ndjenjën e urrejtjes” – tha kryeministri i Belgjikës, Guy Verhofstadt, pak para se të nisej për në Uashington ku do të takohet me presidentin amerikan, Bush.
Dje, në Berlin, kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se civilizimi i përëndimit është superior karshi Islamizmit.
XS
SM
MD
LG