Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sot Natoja ka dhënë urdhër për aktivizimin e misionit të ri, të udhëhequr nga Gjermania, që do të mbrojë vëzhguesit ndërkombëtarë në ish republikën jugosllave të Maqedonisë.
Në kumtesën e Natos thuhet se ky mision do të përbëhet prej 700 ushtarëve, ndërsa do të mund të përfshiheshin edhe 300 të tjerë, që tashmë ndodhen në Ballkan. Operacioni me emërtimin e koduar “Dhelpëra e kuqrremtë” do të zgjasë tre muaj me “mundësi të vazhdimit varësisht nga kushtet në këtë vend”.
“Ky mision ka mandat specifik për të kontribuar në mbrojtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, që do të mbikëqyrin implementimin e planit paqësor në Maqedoni” – thuhet në kumtesë e Natos.
XS
SM
MD
LG