Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Shqipëria mirëpriti përfundimin e dorëzimit vullnetar të armëve nga ana e pjesëtarëve të gueriljes shqiptare në maqedoni dhe shprehu besimin se paqja do të arrihet megjithë përparimin e ngadalshëm në implementimin e procesit të paqes.
Ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë, Arta Dade në intervistën dhënë agjencisë Rojters poashtu përshëndeti edhe vendimin e Natos për dërgimin e një force të re në Maqedoni, për të mbrojtur vëzhguesit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG