Ndërlidhjet

SHKUP


Duke tërhequr vërejtjen se ripërtrirja e dhunës mund ta shmang Maqedoninë nga rruga e procesit të paqes, Natoja ka kërkuar nga Maqedonët dhe nga kryengritësit shqiptarë të tregojnë vetëpërmbajtje, tash kur pjesëtarët e gueriljes shqiptare kanë dorëzuar armët.
Pasi lavdëroi kryengritësit për premtimet e tyre për t’ju kthyer jetës civile, duke i cilësuar si “të siqenrta” dhe “shumë pozitive”, zëdhënësi i Natos, Mark Laity kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë që të mos nxitojnë të rimarrin kontrollin në bazat e gueriljes në veri-përëndim të këtij vendi, kryesisht të banuara me popullatë shqiptare.
Mark Laity kërkoi nga Qeveria e dominuar nga maqedonasit që të përmbushë obligimet e veta nga plani paqësor, i sponsoruar nga shtetet përëndimore.
XS
SM
MD
LG