Ndërlidhjet

KABULL


Milicia e Talibanëve në pushtet në Afganistan ka demantuar raportet sipas të cilave forcat speciale të Shteteve të Bashkuara apo Britanisë të kenë hyrë në territorin që ndodhet nën kontrollin e tyre.
Talibanët kanë demantuar gjithashtu raportet e televizionit të Katarit, al Jazera, që forcat talibane të sigurisë të kenë arrestuar tre komando amerikanë dhe dy afganët që i kanë shoqëruar.
Talibanët thonë se disa forca të jashtme mund të kenë hyrë në rajonet të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitës anti-talibane, në veri të Kabulit.
XS
SM
MD
LG