Ndërlidhjet

WASHINGTON


Ministri amerikan i drejtësisë, John Ashcroft, ka deklaruar se në bagazhin e Mohamad Atta, nga Egjipti ,për të cilin dyshohet se është njëri nga rrëmbyesit kryesorë të aeroplanëve në sulmet kundër Shteteve të Bashkuara, është gjetur një letër e shkruar në gjuhën arabe me lutje Islame dhe udhëzime lidhur me rrëmbimin e tre nga katër aeroplanëve që u shfrytëzuan në sulmet vetëvrasëse .
Ashcroft ka vlerësuar para gazetarëve se ajo letër është dëshmia e parë që ndërlidh tre nga 19 rrëmbyesit e dyshuar në tre fluturime të veçanta.
XS
SM
MD
LG