Ndërlidhjet

SHKUP


Komandanti i misionit të ri të NATO-s në Maqedoni, gjeneral brigade Heinc Georg Keerl ka deklaruar se do të lëvizë shpejt dhe me vendosmëri që të shmangë çdo kërcënim ndaj vëzhguesve civil ndërkombëtarë të cilët mbikqyrin procesin paqësor në këtë vend.
Shefi i misionit të ri ka deklaruar se rreth 250 trupa të pajisur mirë ndodhen atje dhe, po të jetë e nevojshme, do të lëvizin shpejt edhe nga ajri për të garantuar ambient të sigurtë.
Ndërkaq zëdhënësi i NATO-s, Mark Laity, i ka bërë thirrje qeverisë së Maqedonisë që të shpallë amnestinë për të gjithë kryengritësit të cilët kanë hequr armët.
XS
SM
MD
LG