Ndërlidhjet

LONDËR/UASHINGHTON/KABUL


Kryeministri i Britanisë,Tony Blair, ka deklaruar se ka parë prova të fuqishme dhe të pakontestueshme që e ndërlidhin kryeterrosistin e dyshuar, Osama Bin Laden, me sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork e Uashington. Tek bin Laden ,që besohet të strehohet nga regjimi i Talibanëve në Afganistan, kanë drejtuar gishtin edhe Shtetet e Bashkuara si i dyshueri kryesor për ato sulme. Në Uashington, presidenti George Bush dhe këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë dhe zbulimit, janë takuar në një sesion strategjik në Kemp Dejvid. Radioja e Afganistanit e kontrolluar nga Talibanët, ka raportuar se zyrtarët talibanë kanë patur një varg takimesh në nja tetë provinca për të përgaditur publikun për ndonjë sulm të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG