Ndërlidhjet

ROMË


Ish –mbreti i Afganistanit, Mohammad Zahir Shah, gjatë takimit të sotëm në Romë me një delegacion nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka thënë se ai do të qëndrojë pranë Amerikës në luftën e saj kundër terrorizmit. Anëtarët e Kongresit amerikan dje janë takuar edhe me parinë afgane dhe me komandantë ushtarakë të opozitës për të koordinuar luftën kundër milicisë talibane në pushtet në Afganistan, të cilët besohet të strehojnë terroristin e dyshuar Osama bin Laden. Qëllimi i takimeve në Romë është diskutimi i qeverisë së ardhshme eventuale të Afaganistanit, nëse opozita arrin të dëbojë nga pushteti regjimin e Talibanëve.
XS
SM
MD
LG