Ndërlidhjet

PARIS


Gjenerali francez Marcel Valentin do të marrë ditën e mërkurë komandën mbi forcat e KFOR-it në Kosovë nga komandanti i deritashëm, gjenerali norvegjez Torstajn Shaker,në një ceremoni ku pritet të jetë i pranishëm edhe komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan Joseph Ralston. Në një konferencë për shtypin në Paris, gjenerali Valentin ka thënë veç të tjerash se forca prej 42 mijë trupash e KFOR-it do të rritet edhe për nja 2000 trupa gjatë zgjedhjeve të përgjithëshme të 17 nëntorit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG