Ndërlidhjet

UASHINGTON


Uashingtoni ka përsëritur sot kërkesën drejtuar regjimit taliban në pushtet në Afganistan që të dorëzojnë Osama bin Ladenin- të dyshuar për organizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ken Lisajus, ka thënë se kërkesat e Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar nga njoftimet e sotme të talibanëve se ata e kanë nën kontrollin e tyre bin Ladenin në një lokacion të paidentifikuar në Afganistan. Abdul Salam Zaef, ambasador i talibanëve në Pakistan ka thënë se regjimi është i gatshëm të negociojë me Uashingtonin lidhur me largimin e bin Ladenit, nëse Shtetet e Bashkuara së pari ofrojnë prova që ndërlidhin Bin Ladenin me sulmet e 11 shtatorit. Presidenti Xhorxh Bush dhe sekretari i shtetit Kolin Pauell vazhdimisht kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë çështje negociatash.
XS
SM
MD
LG