Ndërlidhjet

LONDËR/UASHINGTON


Kryeministri i Britanisë, Tony Blair, ka deklaruar se ka parë prova të fuqishme dhe të pakontestueshme që e ndërlidhin kryeterrosistin e dyshuar, Osama bin Laden, me sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork e Uashington. Tony Blair u ka tërhequr vërejtjen Talibanëve në pushtet në Afganistan se patjetër duhet të dorëzojnë Osama bin Ladenin ose, siç ka thënë Blair, do të bëhen armiqtë tanë. Në Uashington, presidenti George Bush dhe këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë dhe zbulimit, janë takuar në një sesion strategjik në Kemp Dejvid. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Endrju Kard, ka thënë sot se Shtetet e Bashkura duan largimin e talibanëve nga pushteti në Afganistan nëse ata vazhdojnë që të mbështesin terroristët sikurse administrata e Bushit beson se ata kështu janë duke bërë.
XS
SM
MD
LG