Ndërlidhjet

logo-print

KABUL /ROMË


Rreth 600 luftëtarë talibanë duke përfshirë edhe njërin nga komandantët e tyre, Mohamad Sulemanin, kanë dezertuar që nga e premtja dhe u janë bashkuar forcave anti-talibane, ka deklaruar Sajed Naxhibullah Hashimi, një zëdhënës i Aleancës Veriore të Afganistanit.
Ministri i jashtëm i Aleancës, Abdullah Abdullah, ka deklaruar në Duashanbe se forcat anti-talibane kanë ndërmarrë taktika ofenzive në Afganistan gjatë ditëve të fundit. Në Romë, ish mbreti i Afganistanit, Mohamad Zahir Shah, gjatë takimit me një delegacion nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, ka sugjeruar një periudhë kalimtare dyvjeçare drejt demokracisë në Afganistan, poqese fundoset milicia talibane. Delegacioni i kongresmenëve amerikanë ka takuar në Romë ish- mbretin Zahir dhe liderë të opozitës afgane në mbështetje të përpjekjeve për formimin e një koalicioni që do të mëkëmbte qeverinë post-talibane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG