Ndërlidhjet

ATHINË


Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë që u demobilizua ditë më parë, Ali Ahmeti, i ka deklaruar gazetës Katimerini se ushtria e tij kurrë nuk ka patur raporte me muzhahidinë apo me bin Ladenin. Lufta që zhvilloi UÇK në Maqedoni nuk kishte qëllime ideologjike, ka thënë Ali Ahmeti dhe ka theksuar se në ushtrinë e tij jo që nuk ka patur fanatikë të jashtëm, por as fanatikë të brendshëm myslimanë. Ne na intereson që t’i kontribuojmë forcimit të paqës në rajon e jo të kultivojmë nxitjen e tensioneve siç bëjnë mekanizma të ndryshëm shtetëror, ka thënë Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG