Ndërlidhjet

TIRANË


Ministrat e Mbrojtjes së Maqddonisë dhe Shqipërisë janë dakorduar me kërkesat e Shkupit për një hetuesi ndërkombëtare që do të përcaktonte nëse në Shqipëri ekzistojnë kampe për stërvitjen e kryengritësve shqiptarë të Maqedonisë, ka njoftuar ministri Vllado Buçkovski pas takimit me ministrin Pandeli Majko. Ministri Pandeli Majko ka thënë se Shqipëria nuk ka kampe stërvitore dhe ka kërkuar nga Buçkovski që të qëndrojë pas fakteve e jo dezinformatave. Të vetmet forca të jashtme në Shqipëri janë trupat e NATO-s, të cilat ofrojnë mbështetje logjistike për paqëruajtësit e NATO-s në Kosovë, ka thënë ministri shqiptar i Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG