Ndërlidhjet

KAJRO/JERUZALEM


Lideri palestinez, Jaser Arafat, ka deklaruar në Kajro se ai nuk do të suspendojë bisedimet paqësore me zyrtarët izraelitë megjithë akuzat se qeveria izraelite po shkallëzon me paramendim sulmet ndaj palestinezëve. Ndërkaq, qeveria izraelite ka njoftuar se do t’i japë palestinezëve një afat tjetër 48 orësh që të përmbushin pjesën e tyre të marrëveshjes së armëpushimit që u riafirmua të mërkurën e kaluar në takimin midis Jaser Arafatit me ministrin e jashtëm izraelit, Shimon Perez. Së paku 16 palestinezë janë vrarë nga trupat izraelite që nga bisedimet e së mërkurës.
XS
SM
MD
LG