Ndërlidhjet

SHKUP


I deleguari special i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, James Pardew, pritet të arrij sot në Shkup që ti bëjë thirrje shumicës maqedonase që të implementojë Marrëveshjen e paqës së 13 gushtit.
Parlamenti i Maqedonisë, i dominuar nga deputetë maqedonas, deri tani ka dështuar që të miratojë amandamentet kushtetuese.
Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të fillojë brenda ditësh të vendosë në Maqedoni një ekip plotësues prej 159 vetësh që të mbikqyrin Marrëveshjen e paqës dhe të ndihmojnë në trajnimin e policisë vendore, njoftuan zëdhënës të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG