Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në fjalimin e tij ka siguruar sot Kombet e Bashkuara se lufta e Uashingtonit ndaj terrorizmit në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington nuk do të bëhet vetëm dhe nuk është betejë kundër Islamit.
Ambasadori Negroponte ka thënë se në Shtetet e Bashkuara gjenden mbi 1200 xhami dhe ka përkujtuar se Uashingtoni ka mbrojtur myslimanët në Kuvajt, në Bosnjë dhe në Kosovë dhe vetpërveti ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës humanitare për Afganistanin.
Nuk ka përçarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Islamit, por Shtetet e Bashkuara, sikurse të gjitha vendet kanë të drejtë të mbrojnë vetëveten ka thënë ambasadori amerikan.
XS
SM
MD
LG