Ndërlidhjet

ISLAMABAD/PESHAVAR /ROMË


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, ka thënë në Islamabad se ditët e pushtetit taliban në Afganistan janë, siç duket, të numëruara.
Liderët e opozitës anti-talibane nga takimi në Pakistan kanë thënë se ish-mbreti afgan në egzil, Mohamad Zahir Shah, është figura e vetme e aftë për vendosjen e paqës në Afganistan.
Ish mbreti Afgan dhe opozita Aleanca Veriore e Afganistanit, njoftuan nga Roma se janë dakorduar për një program me qëllim të dëbimit të milicisë talibane në pushtet.

UASHINGTON.
Presidenti i Bankës Botërore, James Wolfenson, thotë se varfëria globale do të rritet me gjasë pas sulmeve terroriste të muajit të kaluar kundër Shteteve të Bashkuara.
Në një deklaratë me shkrim Wolfenson thotë se nja 10 milion njerëz më shumë kanë gjasa të jetojnë nën vijën e varfërisë me një dollar në ditë për shkak të atyre sulmeve, kurse shumë të tjerë do të gjenden në varfëri nëse strategjitë e zhvillimit shkëputen.
XS
SM
MD
LG