Ndërlidhjet

UASHINGTON / LONDËR


Presidenti amerikan, George Bush, gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë, tha se Amerika do të vendosë vetë për kohën dhe mënyrat që do të përdorë për t’u marrë me policinë rezerviste Taliban të Afganistanit, nëse Kabuli refuzon të dorëzojë krye të dyshuarin për terrorizëm, Osama bin Laden. Uashingtoni ka njoftuar se do të mbështesë me mjete financiare, ushtarake, diplomatike dhe politike forcat anti-talibane dhe ish-mbretin e Afganistanit në mërgim. Po sot në Londër, shefi i diplomacisë britanike, Xhek Stro, siguroi për atë që ai e cilësoi “kundër-përgjigje të përpjesëtuar dhe efektive” kundër objektivave të rrjetit al Kaida, ndërsa në tone të ngjashme ka nisur edhe fjalimi i kryeministrit britanik, Toni Bler, gjatë paraqitjes në konferencën vjetore të partisë së tij.
XS
SM
MD
LG