Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, tha sot se çdo raund bisedimesh për stabilizimin e një shteti palestinez në Lindjen e Mesme, do të ishte i pakuptimtë pa përpjekje të vendosura të izraelitëve dhe palestinezëve për t’i dhënë fund konfliktit aktual. Presidenti Bush u shpreh se shteti palestinez ka qenë pjesë e vizionit të tyre, por siç theksoi, vetëm nëse izraelitëve u garantohet e drejta e ekzistencës. Ai tha më tej se të dyja palët duhet të zbatojnë rekomandimet e raportit Miçëll, i cili sugjeron ndalimin e menjëhershëm të luftimeve, ngrirjen e ndërtimit të vend-banimeve hebreje në Bregun Perëndimor si dhe përpjekje të shtuara për moderimin e rrymave militante brenda lëvizjes palestineze.
XS
SM
MD
LG