Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Irani kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në vlerë 300 milion dollarë në vit e që besohet se përfshin edhe shitjen e armëve ruse Iranit. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Ivanov, njoftoi nënshkrimin e ujdisë, pas katër ditë bisedimesh intensive me ministrin e mbrojtjes së Iranit, Ali Shamkani. Shtetet e Bashkuara kanë qenë kritike ndaj iniciativave të Rusisë për shitjen e armëve dhe teknologjisë ushtarake Teheranit, që shihet nga Uashingtoni si mbështetës i terrorizmit.
Po sot, ministri rus i energjisë atomike, lajmëroi se Moska do të dërgojë shumë shpejt reaktorin e parë për një stacion të energjisë bërthamore në Bushehri, rajon ky në perëndim të Iranit. Uashingtoni ka shprehur shqetësimin se teknologjia bërthamore ruse, mund të përdoret nga Irani për prodhimin e armëve nukleare.
XS
SM
MD
LG