Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë, tha se nuk do të ketë negocijata me talibanët në kërkesat për dorëzimin e Osama bin Ladenit dhe shkatërrimin e bazave të tij terroriste në Afganistan. Amerika do të vendosë vetë për kohën dhe mënyrat që do të përdorë për t’ju kundër-përgjigjur policisë rezerviste Taliban të Afganistanit, nëse Kabuli refuzon të dorëzojë krye të dyshuarin për terrorizëm, Osama bin Laden – nënvizoi presidenti amerikan. Uashingtoni ka njoftuar se do të mbështesë me mjete financiare, ushtarake, diplomatike dhe politike forcat anti-talibane dhe ish-mbretin e Afganistanit në mërgim.
XS
SM
MD
LG