Ndërlidhjet

MOSKË


Zëdhënësi i Kremlinit për Çeçeninë, Sergei Jastërzhemski, tha sot se katër ndër 19 rrëmbyesit e aeroplanëve që ndërrmorrën sulmet terroriste të muajit të kaluar mbi Shtetet e Bashkuara, kishin luftuar për llogari të separatistëve çeçenë. Jastërzhemski nuk dha hollësi, por në një konferencë për shtyp deklaroi se informatat u janë kaluar shërbimeve amerikane të zbulimit. Ai u kërkoi qeverive perëndimore të ngrijnë depozitat bankare të huaja që sigurojnë fonde për lëvizjen çeçene e cila, siç tha ai, furnizohet me miliona dollarë nga rreth 100 burime të ndryshme.
XS
SM
MD
LG