Ndërlidhjet

logo-print

OSLO


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin norvegjez, shprehu besimin për zgjedhje paqësore të cilat do ta çojnë Kosovën drejt pavarësimit ndërsa etnitë atje drejt integrimit. “Pozicionimi i popullit të Kosovës është për pavarësim sa më shpejtë që të jetë e mundur, si masë për qetësimin e gjithë rajonit” – deklaroi Rugova. “Me përparimin që kemi bërë gjatë dy viteve të fundit, kemi dëshmuar se Kosova është plotësisht e aftë të marrë pushtetin dhe të mbajë atë” – tha kryetari i Lidhjes Demokratike. Ibrahim Rugova shtoi më tej se me zgjedhjet e nëntorit, pakicat do të sigurojnë përfaqësim në ekzekutiv dhe legjislativ duke rritur kësisoj shkallën e integrimit politik dhe ekonomik.
XS
SM
MD
LG