Ndërlidhjet

SHKUP


Emisari special amerikan, James Pardju dhe i dërguari i Bashkimit Europian, Francois Leotar, kanë pasur një seri bisedimeve me zyrtarë të lartë të Shkupit, që i hapën me takimin me kryetarin e parlamentit maqedonas Stojan Andov. Ndërkohë, sikurse njofton zëvendës-kryeministri Zoran Kërstevski, presidenti Boris Trajkovski, do të takohet me shefat e katër partive kryesore politike në vend për të diskutuar rreth amnistimit të guerrilasve shqiptarë. Kërstevski tha se bisedimet do t’i lejojnë qeverisë të sigurohet se kujt i takon përgjegjësia për paraqitjen e projekt-ligjit për amnisti në parlament.
XS
SM
MD
LG