Ndërlidhjet

JERUZALEM


Palestinezët kanë mirëpritur deklaratën e presidentit amerikan mbi Lindjen e Mesme. Kryenegocijatori palestinez, Saeb Erekat tha se qëndrimi i presidentit Bush, do të promovojë marrëveshjen e paqes në rajon. Por Daniel Ejallën, këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Ariel Sharon, tha se nuk sheh ndryshime të mëdha në politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Lindjes së Mesme. Ai u shpreh se Izraeli nuk pengon krijimin e një shteti palestinez, por shtoi se së pari, palët duhet të përqëndrohen në dhënien fund dhunës.
Komentet u bënë pak para një incidenti të rëndë në qytetin e Gazës, si pasojë e të cilit humbën jetën dy fëmijë izraelitë.
XS
SM
MD
LG