Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjenerali francez Marcel Valentin mori komandën mbi forcën paqëruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë nga komandanti i deritashëm, gjenerali norvegjez Torstajn Shaker.
Në ceremoninë e pranim- dorëzimit të komandës mbi forcën 42 mijë trupash të KFOR-it, që u mbajt në Prishtinë, ishin të pranishëm komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan Joseph Ralston dhe kryekomandant i forcave aleate për Evropën jugore, admirali amerikan James Ellis.
Në mesin e kontingjenteve të forcës paqëruajtëse në Kosovë nga 19 vende anëtare të NATO-s dhe 20 vendeve tjera, Shtetet e Bashkuara sigurojnë rreth 5.000 trupa.
XS
SM
MD
LG