Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë filloi fushata paraelektorale për zgjedhjet e përgjithëshme të 17 nëntorit gjatë së cilës 26 parti, shoqata dhe koalicione do të paraqesin programet e tyre dhe pikëpamjet për ardhmërinë e Kosovës.
Për ditën e parë të fushatës paralajmëruan tubimet e tyre Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokristiane Shqiptare.
Në zgjedhjet e përgjithëshme në Kosovë do të marrin pjesë më se një milion votues .
Shefi i UNMIK-ut, Hans Hakerup mbrëmë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ti kontribuojnë një fushate të ndershme dhe të lirë.
XS
SM
MD
LG