Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Lideri Palestinez,Yasser Arafat ka shfaqur sot kënaqësinë për mbështetjen e drejtëpërdrejtë nga ana e presidenti të Shteteve të Bashkuara, George Bush për një shtet palestinez duke theksuar se realizimi i atij qëllimi do të sillte paqë dhe stabilitet në Lindjen e Afërt.
“Falënderoj Shtetet e Bashkuara për qëndrimin e tyre i cili paraqet gurthemel për vendosjen e paqës së drejtë dhe të përherëshme në Lindjen e Afërt”, ka thënë Arafat.
Presidenti George Bush tha dje në Shtëpinë e Bardhë se mendimi për një shtet palestinez gjithmonë ka qenë pjesë e vizionit me kusht që të respektohet e drejta e egzistimit të Izraelit.
XS
SM
MD
LG