Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Abasadori i Afganistanit në Pakistan, Abdul Salam Zaeef thotë se talibanët në pushtet në Afganistan duan negociata e jo luftë me Shtetet e Bashkuara dhe ka kërkuar edhe një herë prova për përzierjen e terroristit të dyshuar Osama bin Laden në sulmet e muajit të kaluar në Nju Jork dhe Uashington.Ai ka thënë se nuk do të dorzojnë bin Ladenin pa këto prova dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkura për hapjen e diskutimeve për çështjen e Ladenit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka thënë dje se nuk do të ketë negociata me talibanët mbi kërkesat për dorëzimin e Bin Ladenit, sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson, ka theksuar se aleatëve u janë paraqitur prova vendimtare që ndërlidhin Bin Ladenin dhe rrjetin e tij Al Kaida me ato sulme, kurse kryeministri i Britanisë,Tony Blair ka thënë se talibanët do të ballafaqohen me sulme ushtarake nëse refuzojnë ta dorëzojnë bin Ladenin.
XS
SM
MD
LG