Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld është nisur në një turne gjatë të cilit do të qëndrojë në Arabinë Saudite, Oman, Egjipt dhe Uzbekistan që të kërkojë mbështetje për fushatën antiterroriste.
Rumsfeld ka sugjeruar dje se bisedimet e tij do të përfshijnë aktivitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon.
Në rrugëtim e sipër për në Rijad, Rumsfeld ka thënë se informatat nga shërbimet e sigurimit më shumë se forca ushtarake do të jenë faktor vendimtar në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e rrjetit terrorist Al Kaida të Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG