Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Ministri i jashtëm i Kroacisë, Tonino Picula ka thënë se për normalizimin e marrëdhënjeve midis Krocisë dhe Serbisë akoma nuk janë plotësuar parakushtet e domosdoshme politike, as psikologjike dhe ka numëruar 10 shkaqe, për shkak të të cilave Kroacia nuk dëshiron marrëdhënie me Jugosllavinë.
Në një intervistë për të përditëshmen e Zagrebit, Nacional, ministri Picula thotë, veç të tjerave, se në Qeverinë Jugosllave akoma është duke ndejtur krimineli i luftës Momçillo Perishiq dhe Beogradi rrefuzon që ti dorëzojë Gjykatës së Hagës të akuzuarit për krimet në Vukovar .Ministri i jashtëm kroat thotë më tej se Serbia i shmanget heqjes nga rendi i ditës së diskutimeve për Prevllakën, se Serbia akoma nuk i ka definuar raportet e saj me fqinjët, se akoma nuk dihet se brenda çfarë kufijve do të situohet Serbia dhe se nuk dihet akoma sjellja e Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, respektivisht ndaj Republikës Serbe të Bosnjës.
XS
SM
MD
LG