Ndërlidhjet

SHKUP/TETOVË


Ministri i brendshëm i Maqedonisë,Lube Boshkovski, ka thënë se policia nesër do të fillojë të kthehet në rajonet veriore dhe veriperëndimore të vendit që ndodheshin nën kontrollin e ish kryengritësve shqiptarë, kurse patrullat do të mbajnë vetëm armatim të lehtë e do të përfshijnë edhe oficerë shqiptarë.
Ndërkaq një ish- oficer i lartë i kryengritësve shqiptarë, i njohur gjatë luftës si komandant Leka, i ka deklaruar agjencisë Rojter se po të kthehet policia në rajonet ku kryengritësit u çarmatosën para se të deklarohet amnestia, lufta në Maqedoni do të vazhdojë.
XS
SM
MD
LG