Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një nga ish-drejtuesit e UÇK-së i njohur me emrin e luftës komandant Hoxha, citohet të ketë thënë se hapat e njëanshme të qeverisë maqedonase mund të çojnë në një luftë të dytë. Ndër shkaqet ai ka përmendur mos respektimin e marrveshjes së Ohrit, mungesën e amnistisë, arrestimet e shpeshta dhe keqtrajtimin e shqiptarëve nga ana e policisë maqedonase. Në një intervistë për agjensinë Frans Pres, komandant Hoxha tha se sulmet kundër shqiptarëve të Maqedonisë, nuk mund të kalojnë pa përgjigje, duke iu referuar shpërthimit të djeshëm në Shkup, ku për pasojë u vra një civil shqiptar dhe u plagos një tjetër. “UÇK-ja nuk ka kryer krime. Ne kemi bërë një luftë të pastër, pa vrarë as edhe një civil…ndërsa maqedonasit kanë bërë krime të tilla” – përmbylli komandant Hoxha.
XS
SM
MD
LG