Ndërlidhjet

JERUZALEM


Izraeli dhe palestinezët, me vështirësi kanë rënë dakort të rifillojnë bisedimet e sigurisë së nivelit të lartë, pas shpërthimit të fundit të dhunës në Lindjen e Mesme, ku për pasojë u vranë dy civilë izraelitë dhe gjashtë palestinezë. Një zëdhënës i qeverisë izraelite konfirmoi të jetë planifikuar takimi mes ministrit të jashtëm Shimon Peres dhe dy negocijatorëve të lartë palestinezë, Ahmed Kurija dhe Saeb Erekat, por nuk dha hollësi për kohën e mbajtes së këtij takimi. Burime palestineze që kanë dëshiruar të mbeten anonime informojnë se bisedimet do të zhvillohen sonte.
XS
SM
MD
LG