Ndërlidhjet

BERLIN / ROMË


Përfaqësuesi special për Afganistanin në UNICEF, tha sot se qindra mijëra e ndoshta miliona fëmijë, mund të vdesin nga uria dhe të ftohtët këtë dimër në Afganistan, nëse nuk shpërndahen urgjentisht ndihma ushqimore gjatë javëve të ardhshme. Duke apeluar për donatorë, Nigel Fisher, tha se Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, është përgatitur për atë që ai e quajti “skenarin e rastit më të keq”, në rast se bashkësia ndërkombëtare ndërrmerr aksione kundër regjimit taliban. Po sot në Romë, Programi Botëror për Ushqimin, sinjalizoi se 7 milion e gjysmë njerëz në Afganistan kërcënohen nga katastrofa humanitare dhe, sic u deklarua, “miliona jetë janë në rrezik”.
XS
SM
MD
LG