Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Qeveria e Pakistanit bën të ditur se Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar me të dhëna të mjaftueshme për të paditur Osama bin Ladenin në gjyq për aktet terroriste të 11 shtatorit – njofton zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Riaz Mohamed. Mohamed sqaroi se materialet e ofruara dje nga Uashingtoni, nuk do t’u tregohen autoriteteve taliban. Pakistani është i pari vend mysliman që bën një deklaratë të tillë të fortë në përkrahje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG