Ndërlidhjet

MOSKË


Një aeroplan rus me 64 pasagjerë në bord dhe 12 anëtarët e ekuipazhit, është rrëzuar në Detin e Zi, ndërsa fluturonte nga Tel Avivi për në qytetin Novosibirsk të Siberisë. Zëvendës drejtori i departamentit për aviacionin armen, Arxhik Abgarian, i tha Europës së Lirë se kishte parë aeroplanin të shpërthente së pari në ajër e më pas të binte në det. Agjensia Frans Pres citon nga ana e saj një zyrtar të marinës ruse, sipas të cilit aeroplani u qëllua gabimisht nga një predhë gjatë manovrave stërvitore të ushtrisë ukrainase.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës, zyrtarisht ka mohuar çdo përgjegjësi që i faturohet trupave të saj. Presidenti rus Vladimir Putin e ka shpallur ngjarjen një tragjedi kombëtare, ndërsa nuk ka përjashtuar terrorizmin si shkak dhe motiv të incidentit.
XS
SM
MD
LG