Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët e lartë europianë, Havier Solana dhe Kris Paten, thanë se do të kërkojnë shtyrjen e konferencës së donatorëve për Maqedoninë të parashikuar për datën 15 të këtij muaji, ndërsa anulluan konferencën e lajmëruar për shtyp, pas bisedimeve me qeveritarë maqedonas. Qëllimi i vizitës së tyre ishte që t’i jepnin shtysë, siç thuhet, miratimit të amnestisë për guerrilasit shqiptarë dhe përshpejtimit të aprovimit në parlament të reformave kushtetuese. Ndërkaq sponsorizuesit e marrëveshjes së paqes, Xhejms Pardju dhe Fransua Leotar, kanë lëshuar një kumtesë, në të cilën thuhet se mbështesin ri-hyrjen e forcave maqedonase të sigurisë në gjithë rajonet e vendit, me kusht që ato të bëhen në kohën e duhur dhe me përgatitje të kujdesshme”. Ata kanë theksuar edhe njëherë se autoritetet duhet të përmbushin obligimet e tyre, duke iu referuar amnestisë dhe reformave.
XS
SM
MD
LG