Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Kryeministri i Britanisë, Tony Blair, arriti në Pakistan prej nga do të vazhdojë rrugëtimin në Indi- në kuadrin e përpjekjeve për marrjen e mbështetjes për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Tony Blair më parë qëndroi në vizitë të shkurtër në Moskë ku kishte bisedime me presidentin rus,Vlladimir Putin, lidhur me luftën kundër terrorizmit.

UASHINGTON.
Zyrtarë të shërbimit të zbulimit të Shteteve të Bashkuara i kanë tërhequr vëmendjen Kongresit se ka shumë të ngjarë që njerëzit rreth terroristit Osama bin Laden, në një të ardhme të afërt, të provojnë sërish që të kryejnë sulme kundër caqeve amerikane në vend apo në botën e jashtëme, shkruan e përditëshmja Uashington Post.
Vlerësimet për kërcënimin, që janë mbështetur në të dhëna të reja të besueshme, janë paraqitur në takimin e së martës që kanë patur me kongresmenët përfaqësuesit e FBI-s,CIA-së dhe Agjencisë së Mbrojtjes, pohon kjo gazetë.
XS
SM
MD
LG