Ndërlidhjet

MADRID-ANKARA


NATO njofton se mbi 7.000 ushtarë nga 10 vende anëtare kanë filluar sot stërvitjet në jug të Spanjës dhe në Mesdhe me pjesmarrjen edhe të 35 luftanijeve dhe avionëve që do të zgjasin deri në 22 tetor.
Forcat pjesëmarrëse do të ushtrohen të veprojnë si forcë e përbashkët reaguese për t’iu përgjigjur menjëherë çfarëdo krize, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, zëdhënës ushtarakë nga Ankaraja njoftojnë se në veri-perëndim të Turqisë kanë filluar të arrijnë mbi 5.000 ushtarë nga 16 vende të NATO-s në stërvitjet luftarake vjetore që fillojnë të shtunën.
XS
SM
MD
LG