Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Javier Solana dhe Chris Patten kumtuan për një donacion të Bashkësisë prej dy milionë e pesqind mijë euro
për zgjedhjet e përgjithëshme të 17 nëntorit në Kosovë si pjesë e një pako prej mbi 41 milion euro për të ndihmuar zhvillimin e institucioneve të saj.
Solana u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë për një fushatë të ndershme e pa dhunë, kurse minoritarëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhje.
Lidhur me Maqedoninë, Solana ka thënë se procesi politik atje nuk ka dështuar, se po shkon në drejtimin e duhur dhe se nuk ka nevojë për ndonjë strategji të re.

SHKUP.
Bashkimi Evropian ka shtyrë konferencën e donatorëve për Maqedoninë, sepse qeveria nuk ka implementuar deri tani Marrëveshjen e Paqës që do ti jepte fund krizës atje dhe do të sillte stabilitet në këte vend të Ballkanit, kanë njoftuar zyrtarët e Bashkësisë të cilët qëndruan në Shkup.
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, njoftoi ndërkohë se debati për ndryshime në kushtetutë do të vazhdojë të martën e ardhshme.
Ndërkaq, policia ka suspenduar përgaditjet për rivendosjen e kontrollit në rajonet e dominuara nga shqiptarët, pasi zyrtarët Perëndimorë u tërhoqën vërejtjen autoriteteve të Shkupit që të respektojnë Marrëveshjen e paqës.
XS
SM
MD
LG