Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë komentet e kryeminsitrit izraelit, Ariel Sharon se Perëndimi mund të jetë i gatshëm që të sakrifikojë Izraelin për të qetësuar vendet arabe.
Zëdhënësi Ari Fleischer ka thënë se këto komente, që ka bërë kryeministri, janë të papranueshme nga pikëpamja e presidentit George Bush.
Në fjalimin e djeshëm Ariel Sharon u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera Perëndimore që të mos kërkojnë mbështetjen arabe për luftën kundër terrorizmit, në kurriz të Izraelit.
XS
SM
MD
LG