Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Shefi i UNMIK-ut, Hans Hakerup, ka informuar mbrëmë Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi përgaditjet dhe organizimin e zgjedhjeve të përgjithëshme në Kosovë dhe ka shfaqur dëshprimin mbase autoritetet Jugosllave nuk inkurajojnë serbët që të dalin në votime.
Zëvendës ambasadori amerikan, James Cunningham i ka quajtur zgjedhjet e 17 nëntorit ngjarje e shënuar dhe ka kërkuar përmirsimin e sigurisë dhe fundin e dhunës në mënyrë që serbët dhe minoritarët tjerë që kanë qenë të shtrënguar të largohen të mund të këthehen dhe të votojnë për asamblenë 120 vendesh.
Pjesëmarrja e plotë në zgjedhjet e 17 nëntorit është rruga e vetme për të bërë të sigurtë se karakteri multietnik i Kosovës është i ruajtur dhe interesat e serbëve të Kosovës janë të respektuara në periudhën pas-zgjedhore, ka thënë Cunningham.
Sekretari i përgjithëshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka theksuar rëndësinë e pjesmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje, por në në një raport të mëherëshëm për misionin e UNMIK-ut, ai ka përsëritur se dhuna vashduese ndër-etnike dhe aktivitetet kriminale mbesin brenga më e madhe.
XS
SM
MD
LG