Ndërlidhjet

SOÇI/RUSI


Kryeministri i Ukrainës, Anatoly Kinakh ka thënë se nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që aeroplani rus me 78 udhëtarë dhe anëtarë të ekipazhit që shpërtheu në ajër të martën mbi ujërat e Detit të Zi të jetë rrëzuar nga raketa tokë-ajër e shkrepur gjatë stërvitjeve ushtarake në gadishullin e Krimesë.
Kryeministri Ukrainas citohet të ketë thënë se teoria e raketës ka të drejtën të egzistojë bashkë me teorit e tjera, kurse ministri rus i mbrojtjes ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të ofrojnë çfardo të dhëna të dokumentuara që mund të disponojnë që do të ndriçonin supozimet që aeroplani të jetë rrëzuar nga raketa.
Ministri Rus i Mbrojtjes ka kërkuar edhe nga Ukraina që të japë informacione mbi specifikat e raketave të shkrepura gjatë manovrave të saja ditën e rrëzimit të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG