Ndërlidhjet

BUSH:"PAQJA DHE LIRIA DO TË FITOJNË"


GEORGE W. BUSH, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës




Me urdhërin tim forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë filluar goditjte kundër kampeve stërvitëse terroriste të Al Kaides dhe të instalimeve ushtarake të regjimit taliban në Afganistan. Këto aksione dhe caqe të zgjedhura me kujdes janë të planifikuara për të ç’rrënjosur shfrytëzimin e Afganistanit si bazë terroriste e operacioneve dhe për të sulmuar kapacitetet ushtarake të regjimit taliban.
Në këtë aksion ne jemi të shoqëruar nga miku ynë besnik, Britania e Madhe. Miqët tjerë të afërt, duke përfshirë Kanadanë, Australinë, Gjermaninë dhe Francën janë zotuar se me zhvillimin e operacioneve do të ofrojnë forca.
Më shumë se 40 vende nga Lindja e Mesme, Afrika, Evropa dhe përgjatë Azisë kanë ofruar transit ajror ose mundësi për aterime tokësore. Shumë të tjerë kanë kanë bërë këmbim të informacioneve. Ne jemi të mbështetur nga vullneti kolektiv i botës.
Më shumë se dy javë më parë unë u bëra liderëve talibanë një varg të të kërkesave të qarta dhe specifike: mbyllni kampet për stërvitjen e terroristëve. Dorëzoni liderët e rrjetit të Al Kaedes, dhe lironi të gjithë të huajt duke përfshirë edhe qytetarët amerikanë që janë arrestuar padrejtëisht në vendin e juaj.
Asnjë nga këto kërkesa nuk është përmbushur. Dhe tash Talibani do të paguaj çmimin.
Duke shkatërruar kampet dhe duke rrënuar komunikimet, ne do t’a bëjmë më të vështirë për rrjetin terrorist që të stërvisë rekrutë të ri dhe të kordinojë planet e veta djallëzore.
Fillimisht, terroristët mbase do të futen më thellë në vrimat e tyre dhe vendet e tyre tjera të dedikuara për fshehje. Aksionet tona ushtarake janë të planifikuara gjithashtu me synimin për të hapur rrugën për operacione të gjithmbarshme, të gjithanshme dhe këmbëngulëse për t’i nxjerrur ata jasht dhe për t’i sjellur para drejtësisë.
Njëkohësisht, populli i shtypur i Afganistanit do të njeh zemërgjërsinë e Amerikës dhe aleatëve tanë.
Ndërsa do të godasim caqet ushtarake, ne do të shpërndajmë ushqime, mjete mjekësore dhe furnizime tjera për gratë, meshkujt dhe fëmijët e uritur dhe të vuajtur të Afganistanit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë janë mik i popullit afgan dhe ne jemi miq të gati një miliardë banorëve të botës që praktikojnë besimin islam.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë armik i atyre që ndihmojnë terroristët dhe kriminelët barbar, që përdhosin religjonin e madh, duke bërë krime në emër të tij.
Ky aksion ushtarak është pjesë e fushatës sonë kundër terrorizmit, pra një front tjetër në luftën që tashmë është zhvilluar përmes diplomacisë, informacioneve, ngrirjes së mjeteve financiare dhe arrestimit të terroritëve të zbuluar në 38 vende.
Duke njohur karakterin dhe duke zënë armiqët tanë, ne do do ta fitojm këtë konflikt me durim, suksese të akumuluara dhe duke u ballafaquar me një varg sfidash me vendosmëri, me vullnet dhe efektshmëri.
Sot ne jemi fokusuar në Afganistan, por beteja është më e gjërë. Çdo vend duhet të bëjë zgjedhjen: në këtë konflikt nuk ka fushë neutrale. Nëse cilado qeveri sponzoron ata që vrajnë të pafajshmit, ata vetë bëhen vrasës. Dhe ata pastaj do të jenë të vetmuar në këtë rrugë dhe përgjegjësinë do ta bartin vetë.
Unë jam duke ju folur sot nga Shtëpia e Bardhë, nga vendi ku presidentët anerikanë kanë punuar për paqjen.
Ne jemi komb paqësor. Por, siç kemi mësuar, befas dhe tragjikisht, nuk mund të ketë paqë në botën e terrorit të papritur. Në ballafaqimin me kërcënimet e reja të ditëve të sotme, rruga e vetme për të thelluar paqen është ndjekja e atyre që e kërcënojnë ate.
Ne nuk e kemi dëshiruar këtë mision, por ne do ta përmbushim ate.
Emërtimi i operacioneve uhstarake do të jetë “Liria e pafund”. Ne mbrojmë jo vetëm liritë tona të çmuara, por gjithashtu edhe lirinë e njerëzve kudo që janë, për të jetuar dhe për të rritur fëmijët e tyre të lirë nga frika. Unë e dij që shumë amerikanë janë të frikësuar sot. Qeveria e jonë po merr masa shumë të forta. Agjencitë e përforcimit të ligjeve dhe ato të zbulimit po punojnë intensivisht përgjatë Amerikës dhe botës.
Me urdhërin tim shumë guvernatorë urdhëruan mbrojtjen kombëtare për të rritur sigurinë e aeroporteve. U kemi bërë thirrje rezervistëve që të rrisin aftësinë tonë ushtarake dhe të përforcojnë mbrojtjen e atdheut tonë. Në muajt që do të vijnë durimi do të jetë një ndër pikat tona të forta. Durimi për pritjet e gjata që do të rrezulltojnë nga rritja e sigurisë. Durim dhe mirëkuptim që do të duhet për të arritur qëllimet tona, durim për të gjitha sakrificat që mund të pasojnë. Sot ato sakrifica po bëhen nga anëtarët e forcave ushtarake të cilët na mbrojnë kaq larg nga atdheu dhe nga familjet e tyre të shqetësuara dhe krenare.
Kryekomandanti dërgon djemtë dhe vajzat e Amerikës në betejë në një vend të huaj, pas një kujdesi tepër të madh dhe pas shumë lutjesh. Ne kërkojmë shumë prej atyre që veshin uniformat tona. Ne u kërkojmë atyre që të lënë të dashurit e tyre, të udhëtojnë distanca të mëdha, të rrezikojnë plagosje dhe të jenë të përgatitur të bëjnë edhe sakrificën sublime të jetës së tyre. Ata janë të dedikuar. Ata janë të nderuar. Ata përfaqësojnë pjesën më të mirë të vendit tonë dhe ne u jemi mirënjohës.
Gjithë burrave dhe grave në ushtrinë tonë - çdo piloti, çdo marinari i themë këtë: misioni i juaj është i përcaktuar. Objektivat tuaja janë të qarta dhe qëllimi i juaj është i drejtë. Keni besimin tim të plotë dhe do të keni në disponim çdo mjet që do t’u nevojitet për të përmbushur detyrën tuaj.
Kohët e fundit kam marrë një letër prekëse, e cila thotë shumë për gjendjen e Amerikës në këto kohë të vështira. Është një letër nga një vajzë nëntë vjeç, babai i të cilës është në ushtri.
“Ndonëse nuk dua me gjithë shpirt që babai im të luftojë, - jam e gatshme që t’ua jap juve – shkruan ajo. Është një dhuratë e çmuar, më e çmuara që mund të japë. Kjo vajzë e vogël e di çfarë është Amerika.
Që nga 11 shtatori, një gjeneratë e tërë të rinjësh amerikanë, ka përfituar një kuptim të ri të vlerës së lirisë dhe të çmimit të saj në detyrë dhe sakrificë. Beteja ka filluar tashmë në shumë fronte. Ne nuk do të lëkundemi. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të ngurrojmë. Ne nuk do të dështojmë. Paqja dhe liria do të fitojnë.
Ju faleminderit dhe Uroj që Zoti të vazhdojë të bekojë Amerikën.

XS
SM
MD
LG