Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush njfotoi se armata e Shteteve të Bashkuara filloi sulmet kundër kampeve trajnuese terroriste të Al Kaidës dhe instalimeve ushtarake të regjimit taliban në Afganistan.
Sulmet u ndërmorën pas refuzimit të talibanëve që të dorëzojnë Osama Bin Ladenin,të dyshuar për sulmet terroriste të 11 shtatoroit kundër Shteteve të Bashkuara.
Duke iu drejtuar kombit nëpërmjet televizionit,presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se këto aksione të drejtuara me kujdes kanë qëllim të shpartallojnë shfrytëzimin e Afganistanit si bazë për operacione terroriste dhe për të sulmuar kapacitetet ushtarake të regjimit taliban.
XS
SM
MD
LG