Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelld, tha sot se sulmi i mbrëmshëm në Afganistan ishte shumë i suksesshëm dhe se në shënjestër të tij u vunë vetëm objektiva ushtarakë të talibanëve dhe baza terroriste. Donald Ramsfelld i cilësoi gënjeshtra tipike deklaratat e ministrit të jashtëm Taliban, sipas të cilit, predhat kanë goditur dhe vrarë civilë. “Jemi të sigurt se të gjithë objektivat e qëlluar kanë qenë ushtarake” – deklaroi sekretari amerikan i mbrojtjes për të specifikuar se janë qëlluar aeroplanë të regjimit taliban, predha tokë – ajër, infrastrukturë komunikimi dhe baza stërvitore të terroristëve. Ramsfelld tha se në sulme janë përdorur aeroplanë dhe predha kruiz, ndërsa mohoi kategorikisht deklaratat e zyrtarëve taliban, sipas të cilëve, forcat e tyre kishin qëlluar një avion luftarak amerikan. Donald Ramsfelld konfirmoi se aeroplani ishte kthyer në bazë pa asnjë dëmtim.
XS
SM
MD
LG